Flet Maradona: Messi e ka vendosur, nuk do të kthehet më në Kombëtare

Sport

sdggsdsgdgssgdsgd

Kur Diego Armando Maradona flet, nuk janë kurrë fjalë boshe. “Legjenda” e futbollit argjentinas dhe atij botëror ndoqi nga pranë ecurinë e kombëtares olimpike në “Rio 2016” ku u eliminua nga Honduras. Ish-sulmuesi i Napoli thumboi drejtuesit e futbollit në vendin e tij. “Nuk jemi në ujëra të qeta. Rrezikojmë seriozisht të mos shkojmë në Kupën e Botës 2020. I uroj më të mirën trajnerit Paton Buaza, por sipas meje për atë gjithçka do të jetë shumë e vështirë. U mposhtëm nga Honduras, një ekip që luan bejsboll dhe nuk di asgjë nga futbolli. Eshtë e turpshme kjo situatë.”
Për sa i përket Leo Messi, Maradona parashikon se “pleshti” nuk do ta kthejë vendimin e tij në lidhje me përfaqësuesen. “Unë mendoj se Messi do t’i përgjigjet negativisht mundësisë për të qëndruar në kombëtare, – shpjegon argjentinasi. – Bauza do të marrë përgjigje negative nga Leo, por ky është vetëm mendimi im dhe ndoshta gabohem.” Në fund nuk mungon edhe një polemikë me ish-presidentin e Federatës Argjentinase të Futbollit, Julio Grondona, i cili u nda nga jeta verën e kaluar. “Jam gati ta denoncoj për paràtë që ka vjedhur. Ishte një drejtues që i ndryshonte vendimet nga mëngjesi në mbrëmje.”