Flasin trajneri dhe portieri i Tottenham!

Sport

Mauricio Pochettino (Trajneri i Tottenham)
Ajaksi luajti vërtet mirë në ato 30 minuta të para në Londër. Ata kanë një skuadër të shkëlqyer, një lojë të bukur dhe një trajner të mirë, prandaj e kanë merituar plotësisht të vijnë këtu. Rezultati negativ në ndeshjen e parë na e bën vërtet të vështirë ndeshjen e sotme, por mbetet e hapur dhe do të kemi shanset tona. Për të arritur objektivin tonë, na duhet të luajmë në mënyrën tonë më të mirë. Është një moment mjaft i mirë për ne dhe duhet ta shfrytëzojmë çdo moment. Nuk kemi asgjë për të humbur dhe kjo do të na bëjë të luajmë lirisht në fushë. Askush nuk mendonte se në javën e fundit të sezonit, do të kishim shansin të arrinim në finalen e Champions League-ës. Duhet të jemi krenarë dhe ta shijojmë këtë moment. Është si të jetosh një ëndërr. Para 5 vitesh kishim si objektiv të mbyllnim hapësirat me 4 vendet e para në kampionat, më pas të kualifikoheshim deri këtu, e kështu me radhë. I kemi marrë gjërat hap pas hapi dhe tani jemi kaq pranë finales. Lojtarët e mi sot duhet të luajë të kënaqur për faktin që kanë arritur diçka kaq të rëndësishme.

Hugo Lloris (Portier i Tottenham)
Ajaksi ka një avantazh të vogël dhe e vetmja zgjidhje për ne është fitorja. Kjo është mënyra e vetme për të përgatitur ndeshjen tonë. Duhet të përqëndrohemi tek fakti se na duhet fitorja, më pas mbetet në dorën tonë se si do të arrijmë deri tek suksesi. Mendoj se duhet të mësojmë nga gabimet që bëmë në ndeshjen e parë dhe të përpiqemi t’i godasim në momentet e duhura. Jemi në gjysmë-finale, por nuk duam të ndalojmë këtu. Ky është një shans i madh për klubin dhe kjo na motivon të zbresim në fushë me dëshirë dhe energji. Njësoj si shokët e mi të skuadrës, jam i lumtur që kemi arritur deri këtu. Jemi kaq pranë finales dhe kjo mund të na japë një motivim të madh për ndeshjen e sotme.