Mauricio Pochettino (Trajneri i Tottenham)
Të merrnim një fitore në ndeshjen e parë ishte diçka vërtetë e mrekullueshme për të gjithë ne, pasi kishim punuar vërtet shumë për të bërë një paraqitje sa më të mirë. Por gjithësesi, çdo gjë mbetet e hapur. Kemi besimin dhe ndjenjën se tani jemi edhe më të fortë se më parë, prandaj jemi të gatshëm të luftojmë në çdo aspekt. E dimë se ata janë vërtet shumë të zotë. Me gjasa Manchester City do të sulmojë me ritëm të lartë që në fillim, por këtu lind detyra jonë. Duhet t’i ndalojmë, t’u kundërpërgjigjemi dhe t’i godasim përsëri. Nëse nuk luajmë një futboll sulmues, atëherë do të kemi më shumë se thjesht të vështirë. Guardiola është trajneri më i mirë ose një ndër më të mirët në botë aktualisht. Do të jetë një sfidë më vete për mua që të gjej një zgjidhje për ta ndalur sërish, pasi situata është ndryshe në krahasim me ndeshjen e parë. Manchester City ka në përbërje lojtarë me kualitet të jashtëzakonshëm, çfarë bën që thuajse gjithmonë të dominojnë mbi kundërshtarët e tyre. Por ne e dimë se i kemi mundësitë për t’u shkaktuar probleme. Tani na duhet edhe pak më shumë besim, në mënyrë që t’i shkojmë gjërave deri në fund.
Hugo Lloris (Portier i Tottenham)
Sot do të jetë një ndeshje shumë ndryshe ajo që u pa një javë më parë. Kemi një avantazh të vogël, por nuk duhet për përqëndrohemi aty. Duhet të luajmë me të njëjtën ambicie si në takimin e parë, pasi vetëm kështu mund t’i hapësh telashe një skuadre kaq të fortë sa Manchester City. Harry Kane është një mungesë e madhe për ne, që vështirë se mund të zëvendësohet. Por ajo çfarë na jep shpresë është se të gjithë duan të ndihmojnë skuadrën, të japin kontributin e tyre në një sfidë kaq të rëndësishme. Kështu që mendoj se ekipi ynë është gati për një ndeshje të madhe.