Flasin trajneri dhe mesfushori i Liverpool!

Sport

kolp
Jurgen Klopp (Trajneri i Liverpool)
Jemi në një formë shumë të mirë, por problemi është se si do të reagojmë nëse do të jemi në pozita aspak të favorshme. Fatmirësisht tani çdo gjë është në dorën tonë. Ka situata ku të duhet ta fitosh topin sa më shpejt për të mos e lejuar kundërshtarin të organizohet dhe mendoj se kjo është një pikë në të cilën kemi mundësi të përmirësohemi. Jam i lumtur që djemtë aktualisht gjenden në formë të mirë fizike dhe po luajnë në harmoni të plotë. Kemi mësuar nga gabimet që kemi bërë gjatë këtij sezoni, çfarë na jep një pjekuri që mund të jetë vendimtare në këtë fazë të këtij kompeticioni. Salah dhe Mane janë mjaft të rëndësishëm për ne dhe kjo është mëse evidente. Nuk mendoj se po garojnë me njëri-tjetrin se cili shënon më shumë. Ata thjesht duan të ndihmojnë skuadrën që të shkojë sa më larg të jetë e mundur. Porto nuk është mundur ende. Pavarësisht rezultatit të ndeshjes së parë, ata do të zbresin në fushë me dëshirën për të realizuar diçka të madhe. Ajo çfarë ne duhet të bëjmë është t’i trajtojmë me respekt dhe të mos humbasim vëmendjen në asnjë moment. Janë të motivuar dhe të vetëdijshëm se diskutimi për të kaluar më tej mbetet ende i hapur. Champions League apo Premier League? Sot mendojmë për Championsin, në fundjavë për kampionatin.

pqAS w1w
James Milner (Mesfushor i Liverpool)
Nuk duhet të jemi të vetëkënaqur nga rezultati i ndeshjes së parë. Tani gjërat janë nën kontrollin tonë dhe kemi për detyrë të administrojmë një avantazh vërtet të vyer. Për të arritur tek objektivat që kemi vendosur, duhet që gjithësecili të japë më të mirën e mundshme, të japë kontributin për të bërë realitet ato që për shumë kohë kanë qenë një ëndërr. I kemi cilësitë dhe të gjitha mundësitë për ta realizuar diçka të tillë, por më parë duhet të kalojmë një kundërshtar mjaft të vështirë si Porto. Gjërat duhen marrë shtruar, prandaj do të bëjmë kujdes në këtë takim të sotëm.