Flasin trajneri dhe mesfushori i Apoel

Sport

Thomas Doll (trajner i Apoel):
“E dimë që duhet të tregohemi perfektë përballë Ajaksit. Por jam i bindur se do të bëjmë një paraqitje të mirë. Më bën optimist mënyra sesi kam parë lojtarët e mi të stërviten në ditët e fundit. Në ndeshje të tilla, e rëndësishme është që të mbrohemi sa më mirë. Ajaksi shënon shumë gola, ndërsa ne lejojmë shumë hapësira sidomos kur luajmë në transfertë. Kjo mund të jetë një problem, gjithsesi i dimë vështirësitë që na presin në këto dy ndeshje. Gjithcka mund të ndodhë, pavarësisht se Ajaksi mbetet favorit. Por ne duhet të besojmë se mund të bëjmë diçka të madhe. Nuk na kushton asgjë që të ëndërrojmë…”


Uros Matic (mesfushor i Apoel):
“Kam eksperiencë sa i takon përballjeve me Ajaksin, pasi kam luajtur për disa vite te Breda në Holandë. Sigurisht që ndeshje të tilla të japim stimuj plus. Synojmë që të shkojmë sa më larg të jetë e mundur. Nëse nuk beson në rezultate pozitive, atëherë është e kotë që gjendemi këtu. Futbolli luhet pikërisht për sfida të kësaj rëndësie. Do hyjmë në fushë për të luajtur shanset tona, përderisa nuk kemi asgjë për të humbur. Për më tepër, publiku ynë i zjarrtë do të jetë një armë më shumë në favorin tonë”.