Josep Guardiola (Trajneri i Manchester City)
Nuk mendoj shumë për gjërat që janë ende larg. Objektivi im aktualisht është të arrij në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni. Pavarësisht çdo gjëje që mund të ndodhë sot, ne do të vijmë sërish në Champions League edhe sezonin e ardhshëm, me të njëjtën dëshirë dhe përqëndrim për të bërë sa më mirë. Lojtarët e mi ndihen gati, pasi janë përgatitur në maksimum për këtë takim. Në finale mund të arrish edhe me vetëm 1 goditje të saktë drejt portës, por ka edhe raste kur nuk ia del as pas 33 goditjesh. Mua kështu më ka ndodhur, prandaj nuk vlejnë parashikimet në këtë fazë ku po luajmë aktualisht. Aguero ka nëvojë për pak motivim, në mënyrë që të gjejë formën e tij më të mirë. Skuadra është gjithnjë primare dhe arritja e objektivave që i kemi vënë vetes varet nga shumë zgjedhje që bëjmë para dhe gjatë ndeshjeve. Tottenham është një skuadër që duhet vlerësuar për atë çfarë ka treguar deri më sot, pasi për këdo janë një kundërshtar mjaft i fortë. Ata kanë avantazhin e një goli, por janë ende edhe 90 minuta për t’u luajtur. Jam i sigurt se edhe rivalët tanë janë të ndërgjegjshëm që ende asgjë nuk ka mbaruar.
John Stones (Mbrojtës i Manchester City)
Kemi një shans të madh për treguar se jemi pjekur si skuadër dhe se jemi gati për të shkuar larg në këtë sezon të Champions League. Diferencat janë vetëm 1 gol dhe nuk mendoj se këtu ka ndonjë gjë të pamundur. Nuk ka vend për justifikime, pasi do të jemi edhe ne që do të themi fjalën tonë rreth verdiktit final të kësaj përballjeje. Tottenham është një skuadër shumë e fortë. E rëndësishme është që të mos përqëndrohemi tek fakti se cili prej tyre do të luajë e cili jo. Ata kanë mjaftueshëm lojtarë të mirë për të zëvendësuar njëri-tjetrit, prandaj me rëndësi është të fokusohemi për të bërë lojën tonë.