Valerien Ismael (trajneri i Lask Linz)
“Parashikoj një tjetër ndeshje me intensitet të lartë. Madje, edhe më tepër të lartë sesa ajo që zhvilluam gjatë turit të tretë, në Bazel. Megjithatë nuk duhet të humbasim identitetin tonë si skuadër, por ta nisim ndeshje me kurajë dhe entuziasëm. Njësoj siç bëmë kundër Bazelit, edhe këtë herë do të përpiqemi të sigurojmë një rezultat të mirë që në takimin e parë në shtëpinë tonë, për të përmbushur më pas misionin në takimin e kthimit, që do ta luajmë pas një jave në Bryzh”.
Gernot Trauner (kapiten i Lask Linz)
“Jemi përgatitur si gjithmonë në mënyrën më të mirë. Padyshim, e dimë se na pret një ndeshje speciale. Gjithsesi jemi gati për të përballuar një sfidë të tillë, jo vetëm neve, por e gjithë tifozeria jonë. Kemi përgatitur një atmosferë të nxehtë , duke qenë të vetëdijshëm që kundër Klub Bruzhit nuk do të jetë një takim i lehtë. Duhet të përballojmë gjithcka me qetësi dhe të mos ndikohemi nga faktorë të jashtëm. Nëse bëjmë një paraqitje të mirë, atëherë edhe rezultati do të vijë”.