Fituesit e shorteut të Heineken ndoqën live ndeshjen e kthimit të gjysmë finales, Roma-Liverpool

Sport

heneiken

20 fituesit e shorteut të Heineken në Shqipëri, ndoqën LIVE në stadiumin “Olimpico” ndeshjen e kthimit të gjysmë-finales të UEFA Champions League, Roma-Liverpool.

1
Fituesit patën fatin të ndodheshin mes 80 mijë tifozëve të tjerë të futbollit, dhe të shijonin duelin midis këtyre skuadrave.
Falë biletës së fituar në shorteun e organizuar nga Heineken, fituesit patën mundësinë të përjetojnë nga afër emocione të papërsëritëshme nga yjet e futbollit si Edin Dzeko, Mohamed Salah, etj.

1

Atmosfera e mrekullueshme në stadiumin madhështor të Romës, eksperienca e të përjetuarit LIVE ndeshjen e dy ekipeve të mëdha si ato të Romës edhe të Liverpoolit, ka qenë me të vërtetë unike për fatlumët e shorteut. Fituesit, përveç kësaj eksperience të paharrueshme, patën mundësinë të vizitojnë vendet më të njohura turistike të Romës si “Colosseo”, “Fontana di Trevi”, Vatican-in”, etj.
Heineken sjell ndër vite surpriza për konsumatorët e tij. Vitin e kaluar solli në Tiranë, futbollistin e njohur David Trezeguet, ndërsa këtë vit kampionin e botës, Gianluca Zambrotta.

1

Heineken, si sponsor zyrtar i UEFA Champions League do të vazhdojë të krijojë eksperienca unike për konsumatorët e tij edhe gjatë finales së UEFA Champions League në 26 Maj, në baret më të mira në Tiranë, duke ofruar surpriza dhe dhurata.

1

 

1

1

1