Fitorja 7-0 e Liverpool ndaj United, rezultat që ka thyer shumë rekorde

Sport

 

Liverpool turpëron Manchester United. Në javën e 26-të të kampionatit, Premier League ka prodhuar një nga ndeshjet më spektakolare të historisë. Të kuqtë e Merseyside fituan me rezultatin 7-0 ndaj djajve të kuq.

Cody Gakpo, Darëin Nunez dhe Mohamed Salah shënuan që të 3 nga një dygolësh, ndërsa golin tjetër e realizoi Roberto Firmino.

Gakpo, Nunez dhe Salah është 3-shja e 4 në historinë e Premier League se realizojnë nga 2 gola secili brenda një ndeshjeje të vetme, dhe e para që nga Shkurti I 1999-tës, atëherë kur Yorke, Solskjaer dhe Cole e bënin një gjë të tillë për Manchester United.

Kjo ishte fitorja më e thellë e Liverpoolit në të gjitha kompeticionet ndaj Manchester United, duke thyer rekordin e vitit të largët 1895, 7-1 në Kategorinë e Dytë.

Nga ana tjetër, kjo ishte disfata më e thellë e United në historinë e Premier League. Me një rezultat të ngjashëm, djajtë, janë mundur edhe 3 herë të tjera në të kaluarën e tyre. Ndaj Blackborn Rovers në 1926-tën, ndaj Aston Villas në 1930-tën dhe Wolves në 1931-shin.

Nuk mbyllet me kaq, sepse disfata e rëndë në Anfield ka shkaktuar dëme të gjithanshme në radhës e United. Humbja 7-0, ishte gjithashtu më e thella që trajneri Erik ten Hag ka pësuar ndonjëherë në karrierën e tij në 481 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Për t’u rikthyer sërish tek Liverpool, Mohames Salah është bërë golashënuesi më I mirë I klubit në historinë e Premier League, me 129 gola në 205 paraqitje. Jo vetëm kaq. Egjiptiani është bërë lojtari I parë I Liverpool në histori që shënon në 6 ndeshje të njëpasnjëshme ndaj United. Me triumfin ndaj të kuqve të Manchesterit, Liverpool është ngjitur në kuotën e 42 pikëve në vendin e 5-të dhe në këtë mënyrë, skuadra e Jurgen Klopp është tërësisht në garë për të zënë një vend në Champions League për edicionin e ardhshëm.

Ndërsa United, mbetet në vendin e 3-të të tabelës, në kuotën e 49 pikëve, por me këtë humbje, ekipi I Ten Hag mund të kosiderohet përfundimisht jashtë garës për titullin kampion.