Fitore minimale si për Realin ashtu edhe për Bayern Munich

Sport

erq3q

Fundjava ishte pozitive për Realin e Madridit, që arriti të mbrojë 2 pikët distancë me Barcelonën duke fituar 2-1 transfertën e vështirë me Athletic Bilbaon. Në San Mames, ishte Karim Benzema ai i cili i zhbllokoi shifrat, ndërsa në pjesën e dytë skuadra e Valverdes arriti ta vërë goxha në vështërsi Realin. Aduriz barazoi përkohësisht shifrat në minutën e 65-të. Tre minuta më pas Casemiro i rikthehu Los Blancos në avantazh. Me shifrat 2-1 Blibao sulmoi sërish, por nuk kishte të njëjtin fat.

Në 10 minutat e fundit Zidane kurseu Ronaldon dhe Benzemanë duke i nxjerrë nga loja. Në fakt zëvendësimi i portugezit nuk kaloi pa polemika. Shtypi spanjoll pretendoi se Ronaldo nuk e priti aspak mirë zëvendësimin, madje edhe shfryu me ofendime teksa i la vend Iscos. Sidoqoftë Zidane përgënjeshtroi një fakt të tillë duke u përpjekur ta mbajë vëmendjen te rezutlatet. Madrilenët kanë si objektiv mbrojtjen e titullit kampion Evrope dhe më 12 prill përballen me Bayernin e Munich-ut në çerek-finale. Për sa u përket këtyre të fundit, ata fituan edhe ndaj Borussia Monchengladbach duke e zgjeruar diferencën me Leipzigun e vendit të dytë në plus 13 pikë. Në Borussia-Park, për të fituar mjaftoi vetëm goli i Thomas Muller, ndërsa duhet thënë se ashtu sikurse te Reali, edhe te bavarezët nuk i përtypën zëvendësimet Frank Ribery dhe Arjen Robben.