Fitojnë Reali dhe Barcelona, barazon Atletico

Sport

Katër fitore radhazi për Real Madrid në La Liga. Në javën e 21 të kampionatit, Los Blancos triumfuan 3-0 në fushën e Valladollid. Ndeshja pati vetëm një protagonist dhe ai është Kylian Mbappe, i cili shënoi të 3 golat sfidës. Francezi i ka lënë pas dritëhijet e javëve të para të sezonit dhe i është kthyer versionit të tij të vërtetë. Ky ishte tregolëshi i parë i sulmuesit francez me fanellën e bardhë në të gjitha kompeticonet. Që nga Dhjetori i 2024-tës, Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham janë dy lojtarët me më shumë gola të përfshirë të La Ligas në të gjitha kompeticionet, me nga 13 secili. Transferta e Valladollid nisi me një lajm të mirë për Realin, sepse më herët, Atl Madrid barazoi 1-1 me Villarrealin në shtëpi, çka do të thotë se diferenca mes vendit të parë dhe të dytë, është thelluar në katër pikë. Reali kryeson me 49 pikë, ndjekur nga Atletico me 45 dhe Barcelona me 42 në vendin e tretë. Në javën e 21, katalanasit mundën me rezultatin e thellë 7-1 skuadrën e Valencias në shtëpi. Në 32 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet, skuadra e drejtuar nga Hansi Flick, tani ka shënuar 100 gola. Kjo do të thotë se deri më tani, Barcelona ka realizuar plus 4 gola për çdo takim të luajtur, duke u kthyer kësisoj në një tmerr për kundërshtarët. Jo vetëm për skuadrat e vogla, por edhe të mëdha. Bayerni dhe Real Madrid e kanë pësuar një fat të tillë nga makineria e trajnerit Hansi Flick.