Fitojnë Arsenal dhe Liverpool, “ngec” Tottenham

Sport

Arsenali nuk e harron traditën e këtij sezoni, fitoren. Me rinisjen e Premier League, pas ndërprerjes së gjatë për shkak të Botërorit, Gunners kanë arritur të korrin një sukses tepër të rëndësishëm. Në javën e 16-të të kampionatit, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta, mposhti 3-1 rivalët londinezë të Ëest Ham United.

Në Emirates, ishin miqtë ata që e mbyllën pjesën e parë në avantazh, teksa shënuan në minutën e 27-të nga pika e bardhë e penalltisë me anë të Benrahma.

Mirëpo, reagimi i Arsenalit ishte i mrekullueshëm në fraksionin e dytë. Në harkun e 16 minutave, duke filluar në të 53-tën, 58-tën, dhe 69-tën, Saka, Martinelli dhe Nkietah përmbysën shifrat dhe rikthyen festën në shkallët e stadiumit.

Në kushte si këto, Arsenali ngjitet në kuotën e 40 pikëve, duke lënë pas skuadra si Neëcastle, apo Manchester City. Pas çdo fitoreje të arritur, duket sikur Arsenali po zgjat duart drejt titullit kampion, por një gjë të tillë refuzojnë ta pranojnë në Emirtates dhe me të drejtë, sepse sezoni nuk ka shkuar ende as në gjysmën e tij.

Më tej, në javën e 16-të, ka “ngecur” Tottenham. Spurs barazuan 2-2 në transfertën e Brentford, duke mbetur në këtë mënyrë në vendin e 4 të klasifikimit në kuotën e 30 pikëve.

Ndërkohë, Liverpool ka nisur ngjitjen. The Reds fituan 3-1 në transfertën e Aston Villa, në atë që ishte suksesi i tyre i 3-të radhazi në kampionat. Kësisoj, djemtë e drejtuar nga Jurgen Klopp anë ngjitur në vendin e 6-të të klasifikimit në kuotën e 25 pikëve.