Fiorentina në gjurmët e lojtarit të Kosovës

Sport

arber

Shumë shpejt mund të shtohet numri i futbollistëve shqiptarë në Serinë A. Arbër Zeneli, sulmuesi anësor i Heerenveenit në kampionatin holandez, pëlqehet me ngulm nga Fiorentina. Lojtari 23-vjeçari ka bindur me paraqitjet e tij klubin vjollcë, që duket se është gati të shpenzojë rreth 4 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij, sipas asaj që raportohet nga Corriere Dello Sport. Ndërkohë që Herenveni mund të pranojë ta shesë futbollistin, duke ditur që kontrata me skuadrën e Eredivisie i mbaron gjatë verës së vitit të ardhshëm.

zeneli
Mësohet se shifrën e nevojshme për të blerë lojtarin e Kombëtares kosovare, vjollcët mund ta sigurojnë nga një transferim i mundshëm i Ante Rebiç. Kroati që shkëlqeu në Botëror, ka qenë në pronësi të Fiorentinës. Fillimisht është dhënë në huazim tek gjermanët e Eintracht Frankfurti, përpara se të blihej përfundimisht nga klubi gjerman. Megjithatë, skuadra vjollcë do të përfitonte nga një klauzolë, që garanton të ardhura për 30% të kartonit. Arbër Zeneli ka pasur një sezon shumë të mirë në ligën elitare holandeze. Për shkak të një lëndimi, futbollisti i Kosovës ka pasur gjatë sezonit të kaluar vetëm 14 paraqitje dhe ka shënuar 4 gola. Gjithsesi kaq i ka mjaftuar për të rënë në sy të shumë skuadrave evropiane