Fiore këmbengul për Bajramin

Sport

Fiorentina vijon të këmbëngulë për Nedim Bajramin. Mungesa e gjatë e Castrovillit që pritet te rikthehet në 2023-in ka detyruar drejtuesit të kërkojnë një fantazist dhe futbollisti i skuadrës tonë përfaqësuese është i identifikuari i klubit vjollcë si një element që mund ti shërbejë ekipit të Italianos. 23 vjecari shqiptar nga Tetova ishte një ndër lojtarët më të spikatur të Empolit sezonin e fundit duke qënë dribluesi dhe asist-mani më i mirë i ekipit toskan, teksa gjeti rrjetën 6 herë në kampionat dhe 3 herë në Kupën e Italisë.

Fiorentina është e gatshme të perfshijë në negociata kartonin e Zurkowskit. Polaku dy sezonet e fundit luajti i huazuar nga Fiorentina tek Empoli. Për momentin kartoni i futbollistit kuqezi vlerësohet 15 milion euro nga klubi i tij, por përfshirja e Zurkowskit mund të bëjë që kjo shume të reduktohet dhe Fiore ta ketë më të thjeshtë në aspektin financiar. Vetë lojtari e ka dhënë aprovimin e tij sepse për Bajramin do te ishte nje hap përpara ne karrierë, për më tepër që me skuadrën vjollcë do të kishte mundësinë që sezonin e ri të luante edhe në “Conference League”. Ka ende kohë deri në fundin e merkatos, por në pamje të parë duket se kalimi i Nedim Bajramit tek Fiorentina është një operacion qe ka shumë gjasa të realizohet me sukses.