Financial Times, PSG ka thyer rregullat e “Fair-Play”-it Financiar

Sport

psgpsgpsgpsg
PSG ka thyer rregullat e “Fair Play”-it Financiar. Ky ishte raportimi i mesjavës nga Financial Times, ndërsa nga klubi francez është komunikuar menjëherë se do të ketë një takim me zyrtarët e UEFA-s. Prestigjiozja britanike raportoi që vitin e kaluar se UEFA kishte nisur hetimet rreth bilanceve dhe lëvizjeve financiare që klubi Parisien kishte bërë këtë sezon. Këtë javë Financial Times doli me lajmin se mbi 200 milionë euro vlera kontraktuale prej sponsorizimeve janë lëvizur nga klubi i Al-Khelaifit. PSG theu çdo lloj logjike të futbollit duke angazhuar për 222 milionë euro brazilianin Neymar dhe fillë brenda muajit edhe Kylian Mbappen. Kontrata e këtij të fundit ishte një huazim, që pritet të bëhet permanent me një shpenzim prej rreth 180 milionë të tjera.

psgpsg

 

PSG zotërohet që prej vitit 2011 nga Fondi Sportivi Katarit. Ky fond spekulohet të jetë pa-limit dhe me synime përtej-futbollit. Por duke mbetur në sport, Presidenti i La Ligas Javier Tebas është ai që e ka pagëzuar si “doping financiar” rastin e PSG dhe tani hulumtimet e Financial Times e konfirmojnë këtë gjë. Klubi Francez nuk del kurrë me humbje sepse manovron me kontrata fiktive sponsorizimi. Pretendimet do të shqyrtohen zyrtarisht më 20 prill pas një takimi që do të kryhet mes UEFA-s dhe klubit, ndërsa sipas raportimeve nëse gjërat shkojnë keq UEFA mund ta ndëshkojë Parisin jo më larg se muaji qershor.