Finalja ndaj Manchester Cityt në Champions, këto janë tre dilemat e Simone Inzaghit për formacionin e Interit

Sport

Kur ka edhe një ndeshje për të luajtur në kampionat, Simone Inzaghi ka nisur të mendojë për finalen e Champions League, ndaj Manchester Cityt në 10 Qershor në Stamboll. Mediat italiane shkruajnë, me objektivin tashmë të arritur në Serie A, që ishte kualifikimi në fazën e grupeve të Championsit në edicionin tjetër, Inzaghi tanimë po mendon vetëm si të ndalë furinë e skuadrës së Pep Guardiolës.

Inzaghi thuajse e ka të ideuar në mendje formacionin përballë qytetarëve, por ish-trajnerit të Lazios, I kanë mbetur vetëm tre dilema për të zgjidhur.

Sigurisht që Manchester City mund të konsiderohet favorit, por një finale I ka të gjitha episodet e mundshme, kështu që Inzaghi është duke analizuar çdo detaj të mundshëm. Numri një I stolit të Interit, është në dyshim, nëse në krahun e majtë të mbrojtjes, duhet të startojë Robin Gosens, apo Dimarco. Italiani konsiderohet më favorit, por njëkohësisht, Gosens, i jep më tepër garanci dhe efektivitet ekipit në ndërtimin e aksioneve sulmuese.

Më tej, në mesfushë, dilemma e Inzaghit është Mkhitaryan-Brozovic. Në përplasjet ndaj Milanit në gjysmëfinale të Champions League, 47 vjeçari startoi me gjeorgjanin dhe loja I rezultoi mjaft efektive, sidomos në daljen e skuadrës përpara. Mirëpo, kroati Brozoviç, garanton më tepër qëndrueshmëri në prapavijë, e për këtë arsye, mbetet për t’u parë se cili prej dy lojtarëve të sipërpërmendur do të luajë titullar që nga fillimi.

Sa I përket sulmit, pasiguria e Inzaghit është sulmuesi tjetër që do të luajë në krah të Lautaro Martinezit. Edin Dzeko, apo Romelu Lukaku? Kjo është dilema e trajnerit të Interit. Këtë sezon, belgu nuk ka qenë në formën e tij më të mirë të mundshme, por është rikthyer pikërisht atëherë kur ekipi kishte më tepër nevojë për të. Në ndeshjet e fundit, Lukaku ka qenë protagonist, thuajse në secilën prej tyre, e për këtë arsye, Inzaghi ka të drejtë të jetë I pavendosur.