Në harkun e 12 muajve, Mohamed Salah me Liverpulin e tij duhet të shfrytëzojë shansin për revansh, pas finales së Champions League të humbur në Kiev ndaj Realit të Madridit. Egjiptiani ka treguar përshtypjet e tij, pak ditë përpara finales së dytë radhazi që do të luajë, këtë radhë jo më përballë Realit dhe Ramosi, por kundër Tottenhemit. “E imagjinoj çdo ditë sesi mund të jetë triumfi. Eshtë një emocion krejt unik. Mezi pres ta përjetoj… Vitin e kaluar isha i pafat ndaj Realit dhe skuadra humbi. Tani kemi një tjetër rast për revansh, prandaj të gjithë kanë emocion të madh, përfshi edhe mua”, tregoi fillimisht ish-sulmuesi i Romës, i cili vjet pati pësuar një dëmtim në shpatull që e nxorri përpara kohe nga fusha.
Besimi është i madh për këtë finale të radhës, edhe sepse në drejtim është Jurgen Klopp, për të cilin Salah hotë se është ‘një nga ata trajnerë që përgatit gjithcka në detaje’. “Jemi me besim të madhe edhe falë tij, sepse di të alternojë motivimin me qetësinë që i nevojitet një skuadre në finalen e Champions. Them se jemi në duar të sigurta. E mezi presim të zbresim në fushë”, ka vijuar egjiptiani.
“Spurs” janë kundërshtarë të cilët Liverpuli dhe Salah i njohin mirë përderisa ka luajtur me ta në Premier League. Por kjo, sipas 28-vjecarit, nuk do të thotë asgjë. “Na pret një ndeshje e vështirë. Për më tepër, një sfidë mes skuadrave anglezeështë një thikë me dy presa. Njihemi në mënyrë perfekte, sepse jemi përballuar në kampionat, ku gjatë këtij sezoni kemi fituar dhe u renditën përpara tyre. Por kjo do të jetë ndryshe, pasi është finale, një ndeshje më vete. Them se do të jetë sidomos një betejë psikologjike. Gjithsesi jemi shumë të përqendruar me synimin për të fituar. Megjithëse do të ketë rëndësi edhe fati. Por jemi të gatshëm për t’u impenjuar deri në fund, në mënyrë që Kupën ta bëjmë tonën!”, e mbylli Salah, autor i 4 golave në këtë Champions.