Finalja e Champions, shpallet fituesja për… femrat

Sport

finale femra
Në pritjë të finales së meshkujve, në Kiev është luajtur ajo e femrave. Dhe Lyon ka fituar trofeun e Champions League të kësaj kategorie, për të pestën herë në histori dhe të tretën herë radhazi. Vajzat franceze thyen ëolfsburg 4-1 në një finale dramatike që zgjati 120 minuta. Wolfsburg mori avantazhin në Kiev nëpërmjet Harder në fillim të kohës shtesë, pasi 90 minutat përfunduan 0-0.

ucl women

Mirëpo u desh largimi i Popp të ëolfsburgut me karton të kuq, që Lyon filloi të bënte ligjin, duke shënuar tre gola brenda pesë minutave. Amadine Henry shënoi golin e barazimit, ndërsa Eugenie Le Sommer i dha avantazhin skuadrës franceze. Golat e Ada Hegerberg dhe zëvendësueses Camille Abily i siguruan Lyonit një tjetër trofe të kampiones së Evropës.