Finalistët e Champions, si kanë ndryshuar nga 2014-a

Sport

hgehh.jpg

Dy vjet janë shumë, por Real Madrid dhe Atletiko kanë ndryshuar pak nga finalja e Champions të 2014-s. Kështu, 13 nga 22 titullarët që luajtën në Lisbonë janë akoma në ekipet respektivë. Reali ka shtatë prej tyre, mes të cilëve 4 shënuesit e atëhershëm Sergio Ramos, Gareth Bale, Cristiano Ronaldo e Marselo. Në mesfushë, Toni Kroos e Casemiro kanë marrë vendin e Sami Khediras e Angel Di Marias. Ndërsa Keilor Navas ka zëvendësuar Kasijas në portë. Atletiko ka ndryshuar më shumë, por shfaqet në një gjendje, më të mirë në krahasim me 2 vjet më parë. Atëherë kur Turan nuk zbriti në fushë, kurse Diego Costa doli duke çaluar që në 10 minutat e para.
Nuk është më Carlo Ancelotti, që i dhuroi Realit “La Deciman” falë skemave të bazuara në kundërsulm, duke shfrytëzuar sidomos C.Ronaldon, Bale e Benzema. Ndërsa Atletiko konsiderohet model stabiliteti me Diego Simeonen që gjendet në stol që nga viti 2011. E dalëngadalë i ka shndërruar “colchoneros” në një nga ekipet më të fortë të Europës.
Sa i takon taktikës, Atletiko është sinonim i fortesës mbrojtëse. Njësoj si në 2014-n kërkon t’u mbyllë çdo hapësirë kundërshtarëve, për të goditur në kundërsulm, siç dëshmon ndeshja me Bajernin. Edhe pse Grizman, Karrasko e Fernando Torres janë lojtarë krejt ndryshe nga Diego Kosta, Vija e Raul Garcia, ideja mbetet e njëjta.
Diskutim i njëjtë edhe për Realin, ku Zidane nuk ka shpërfytyruar asgjë, duke kërkuar shfrytëzimin e hapësirave me lëvizjet e Bale, Ronaldo e Benzema. Modriç mbetet dirigjenti, teksa prania e Kros garanton më shumë qetësi e kontroll në fazën e zotërimit të topit.