c rikthehet të trajnojë në Serie A. Ish-sulmuesi është emëruar trajner i skuadrës së Salernitanës, teksa ka nënshkruar një kontratë deri në fundin e këtij sezoni futbollistik. Klubi jugor i Italisë, e ka nisur me këmbën e gabuar këtë edicion, teksa nën drejtimin e Paulo Sousas, në 8 javë, regjistroi 5 humbje dhe 3 barazime.
Në kushte si këto, drejtuesit e klubit, vendosën të ndërprisnin marrëveshjen me teknikun portugez, e si pasojë vendosën të emëronin pikërisht Superpipon.
Për Inzaghin kjo nuk është hera e parë që do të trajnojë në elitën e futbollit italian. Diçka të ngjashme, ai e ka bërë në 2014-tën, teksa iu besua drejtimi i Milanit. Pasi më herët kishte trajnuar ekipet zinxhirë të moshave në klubin kuqezi, në verën e 2014-tës, drejtuesit kuqezi vendosën që timonin e skuadrës ta merrte pikërisht ish-sulmuesi, në atë që ishte pikërisht eksperienca e tij e parë si trajner në nivele kaq të lartë. 50 vjeçari qëndroi vetëm një sezon në krye të 7 herë kampionëve të Europës, me rrugëtimin e tij që më pas do të vazhdonte tek Venezia, Bologna, Benevento, Brescia dhe së fundmi tek Reggina.
Tanimë, i emëruar në krye të Salernitanës, detyra e Inzaghit është të përmbysë situatën në të cilën ndodhet skuadra. Ndeshja debutuese e ish-bomberit kuqezi, do të jetë ndaj Cagliarit në 22 Tetor, në një sfidë, ku të dyja skuadrat, do të jenë në kërkim të fitores së tyre të parë sezonale.