Fikayo Tomori (mbrojtës i Milan):

Sport

“Pas humbjes me Chelsea isha tepër i irrituar dhe doja të zbrisja menjëherë në fushë për të ndrequr gjithcka. E bëra kundër Juventusit, duke shënuar edhe gol, gjë që më bëri vërtet të lumtur. Doja të fshija ndeshjen e Londrës dhe realizimi i atij goli ishte një ndjenjë vërtet e bukur. Futbolli të dhuron gjithmonë një tjetër shans dhe do të kërkojmë ta shfrytëzojmë më së miri kundër Chelseat. Do të tregojmë se mund të bëjmë shumë më mirë. Nuk kemi nevojë për motivim, sepse ndeshje të tilla të stimulojnë vetvetiu. Duam të fitojmë patjetër dhe të marrim revanshin. Natyrisht jemi të irrituar sepse nuk ia dolëm të marrim rezultat pozitiv në Londër, por duam të bëjmë të harrojmë atë paraqitje. Atë natë nuk ishim Milani i vërtetë. Ai që u pa në fushë, nuk isha unë. Duhet të mësojmë nga gjithcka që ndodhi në Londër”.