FIFA zbulon logon e eventimentit më të madh futbollistik

Sport

FIFA ka zbuluar logon, që do të përfaqësojë Botërorin 2022, eventi më i rëndësishëm futbollistik për Kombëtare që zhvillohet pas 3 vjtësh në Katar. Për këtë shtet, faktkisht, bëhet fjalë për një nder të veçantë, pasi është hera e parë që Botërori do të luhet në një vend të Lindjes së Mesme. Logo është prezantuar me entuziasëm të madh në Doha, ku është projektuar edhe në ndërtesat kryesore të qytetit. Por në këtë iniciativë morën pjesë me projeksione edhe qytete si Madridi, Buenos Aires, Parisi, Bejruti apo Algjeri. Logo është e bazuar në kulturën arabe dhe konsiston në një shall tradicional të Katarit, që fillimisht formon një rreth që të kujton topin e futbollit, e më pas një 8-të, që është simboli i të pafundmes.


Për më tepër, ky kampionat botëror do të jetë inovativ dhe origjinal, jo vetëm për stadiumet ku do të luhet, por edhe për periudhën kur do të zhvillohen ndeshjet. Meqënëse Katari është një vend në zonën tropikale të Tokës, ku temperaturat janë tepër të larta në muajt verorë, sfidat janë programuar nga 21 nëntori deri 18 dhjetor. Ndërkohë, 11 janë stadiumet, që do të presin ndeshjet. Vetëm 2 prej tyre kanë qenë ekzistues, kurse 9 të tjerë janë në ndërtim e sipër. Ky Botëror, në edicionin e tij të 22-të, do të jetë edhe i fundit që do të shohë pjesëmarrjen e 32 skuadrave. Nga 2026-a, kompeticioni do të zgjerohet në plot 48 ekipe pjesëmarrëse.