FIFA ka zbuluar emrat e 10 kandidatëve që do të garojnë për çmimin Lojtari më i Mirë i FIFA-s nga një juri që përbëhet nga legjenda të futbollit. Midis 10-shes që do të garojnë për më të mirin figurojnë lojtarë si Cristiano Ronaldo, Kevin de Bruyne, Antoine Griezmann, Eden Hazard, Harry Kane, Kylian Mbappe, Lionel Messi, Luka Modric, Mohamed Salah, Raphael Varane. Në mesin e tyre për habi nuk është braziliani Neymar. Neymar, i cili e fitoi titullin dhe kupën e Ligë 1 në Francë me PSG-në, e humbi shumicën e pjesës së dytë të sezonit që lamë pas si pasojë e një lëndimi të rëndë. Ai arriti deri në çerekfinale të Kupës së Botës 2018 në Rusi, ku u mposht nga Belgjika. Ndonëse, Neymar do ta mbajë mend këtë Botëror për akuzat e rënda me të cilët u përball nga shumë për shkak të simulimeve.
Ky do të jetë edicioni i tretë i këtij çmimi, me blerjen e re të Juventusit, Cristiano Ronaldo, që i ka fituar të dy më 2016 dhe 2017, si lojtar i Real Madridit. Leo Messi, i cili e ka fituar titullin në La Liga dhe Kupën e Mbretit, si dhe Këpucën e Artë, me Barcelonën, do të kërkojë ta fitojë këtë çmim këtë vit.Mbappe, Salah, Kane, Varane dhe Hazard debutojnë në këtë listë. Gjithashtu FIFA ka zbardhur edhe listën e kandidatëve për cmimin e trajnerit më të mirë. Nuk mund të mungonte Didier Deschamps, i saposhapllur kampion bote. Ndërsa në 10-she bëjnë pjesë Zinedine Zidane e Jurgen Klopp, dy finalistët e Champions League. Por edhe Allegri e Guardiola. Kurse surprizat janë Zlatko Dalic, trajner i Kroacisë finaliste të Botërorit, si dhe Cheresov që dërgoi Rusinë deri në cerekfinale.