FIFA, SHBA-të, Kanadaja dhe Meksika kërkojnë të organizojnë botërorin e vitit 2026

Sport

kp1
24 vite pas atij botërori të jashtëzakonshëm, që hapej nga Diana Ross apo Jennifer Lopez, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mendojnë të organizojnë një tjetër event madhështor. BBC raportoi mbrëmjen e së martës se SHBA-të së bashku me Meksikën dhe Kanadanë po mendojnë të konkurrojnë për të drejtën e organizimit të Kupës së Botës për vitin 2026-të. Ish-Presidenti i Federatës Amerikane të Futbollit Sunil Gulati dhe Presidenti aktual Carlos Cordeiro kanë deklaruar hapur vizionin për një organizim që do ti kapërcejë konceptet aktuale si të festës, po ashtu edhe të parave të qarkulluara. Kështu sipas shifrave të pretenduara nga amerikanët, një botëror i tëri në Amerikën e Veriut, do të mund të qarkullonte plot 14 miliardë dollarë, ku 11 prej tyre do të mund t’i arkëtonte vetë FIFA.

kupe e botes 2

Pas botërorit 2022, të drejtën e të cilit, për ta organizuar e ka fituar Katari, të shumta janë projektet që po ideoen për eventin e katër viteve më vonë. Kështu pas nuk mbeten as vendet e veriut të Afrikës. Maroku paraqiti në muajin mars një projekt prej 193 faqesh pranë FIFA-s, projekt ky që ka gjetur disi mbështetje nga disa Federata të tjera. Por pas idesë së fundit nga ana tjetër e globit, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar hapur se do të ishte një turp që vendet për të cilat amerika ka qenë mike e të mos e mbështetnin atë në këtë ide të re. SHBA-të e organizuan botërorin në vitin 1994, ndërsa Meksika e ka organizuar 2 herë më parë në vitet 70 dhe 86-të. Për Kanadanë ndërkohë, kjo mund të jetë përvoja e parë.