FIFA nis procedimet disiplinore për Anglinë dhe publikon të dhëna për testet antidoping

Sport

fifa test

FIFA nis procedime disiplinore për Federatën Angleze të Futbollit, shkak janë bërë koret raciste të tifozëve gjatë përballjes gjysmë-finale të botërorit rus kundër Kroacisë. Lajmi është zyrtarizuar pas interesimit të BBC-së. “Procedimet kanë nisur dhe mund të konfirmojmë se një raport është mbajtur që gjatë ndeshjes për këtë sjellje aspak të hijshme dhe sportive” citonte të premten burime të sajat gjigandi informativ BBC. Anglia do ta mbyllë turneun duke diskutuar ndeshjen e fundit që vendos për vendin e tretë apo të katërt, kundër belgjikës të shtunën. Pikërisht ndaj belgëve ata u mundën 1-0 në fazën në grupe me një gol të Januzajt.

angleze

Të mërkurën FIFA dënoi Federatën Angleze të futbollit me 50 mijë paundë gjobë, kjo pasi Dele Alli, Eric Dier dhe Raheem Sterling veshën çorape të pa-autorizuara sipas kodit etik të marketingut. “Tre Luanët” u gjobitën pasi injoruan paralajmërimet për të mos e lejuar këtë gjë. Lojjtarët kishin mbuluar logot e kompanisë “Nike” duke veshur mbështjellëse nyjesh të një marke tjetër. Ndërkohë një FIFA ka bërë treguar diçka më shumë edhe për testet anti-doping. Sipas FIFA-s, prej janarit 2018, janë kryer mbi 2 mijë teste, ndërsa mesatarisht çdo lojtar i 4 skuadrave të fundit të turneut botëror është testuar 4 herë. Nga i gjithë ky testim nuk rezulton askush me substanca të palejuara duke rrëzuar pretendimet e shumta që ka pasur për këtë turne, sidomos për Rusinë.