FIFA merr vendimin e papritur për tifozet seksi në stadiume!

Sport

fanse

Jo vetëm loja, por edhe tifozet seksi janë një ndër diksutimet më të nxehta në botëroret e futbollit.Duke nisur nga tifozet shqiptare deri tek bukuroshet e Botërorit Rusi 2018, kanë tërhequr goxha vëmendje të mediave ndërkombëtare. Por si duket, kaq ishte. FIFA ka marrë vendimin për të mos patur më tifoze seksi në ekranet televizive.FIFA do t’i kërkojë emitentëve televizivë dhe trupave televizive të FIFA-s të shmangin pamjet e tifozeve joshëse gjatë ndeshjeve, për sa kohe mund të konsiderohen të karakterit seksist. Deklarata ka ardhur nga shefi i departamentit për përgjegjësinë sociale të FIFA-s, Federico Addiechi.

federico
Sinjalizimi i Addiechi ka ardhur, për shkak se gjatë Botërorit në Rusi, çështjet e seksizmit janë bërë edhe më frekuentë se ato të racizmit. Në veçanti, janë verifikuar raste të ndryshme të ngacmimeve seksuale të tifozëve kundrejt gazetareve. Funksionari i FIFA-s ka bërë të ditur se vendimi është një “evolucion normal”, duke kujtuar se FIFA kishte ndërhyrë më parë në punën e emitentëve televizive vetëm në “raste individuale dhe për më tepër të dukshme”.