FIFA ka konfirmuar se Botërori 2022 që do të mbahet në Katar s’do të luhet në muajt e verës, siç është zhvilluar deri më tani. Në një konfirmim zyrtar kreu i FIFA-së, Gianni Infantino ka konfirmuar se Botërori 2022 do të zhvillohet në vjeshtën e vonë nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor. Praktikisht, një javë përpara Krishtlindjeve. Ndryshe nga çka janë mësuar zakonisht futbolldashësit, të ndjekin ndeshjet në muajt e verës. Ai ka thënë se ende nuk është e sigurt nëse do të përfshihen 48 kombëtare.
“ Botërori 2022 do të luhet më 21 nëntor deri më 18 dhjetor. Ideja është që të përfshihen 48 kombëtare. Kemi një marrëveshje dhe kontratë me Katarin, por ende është shumë herët që të dimë nëse do të jenë 32 kombëtare apo më tepër. Tani për tani gjithçka është e mundur. Me 48 kombëtare shumë tensione regjionale do të zgjidhen prandaj s’dua t’ia mbyllë dyert kësaj mundësie”, është shprehur Infantino. Sipas ‘Accuweather’ temperaturat në Katar në qershor e korrik mund të arrijnë në 41.3 grarë Celcius, gjë që ka detyruar FIFA-në të bëjë këtë ndryshim në orar.