FIFA jep vendimin për Xhakën dhe Shaqirin!

Sport

fifa
Festa e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës duke bërë shenjën e shqiponjës me duar për dy golat e shënuar gjatë ndeshjes Zvicër – Serbi, shkaktoi shumë polemika. Për këtë arsye Federata Serbe e Futbollit ngriti një akuzë ndaj dy futbollistëve me origjinë hqiptare dhe ‘FIFA’ e mori nën shqyrtim këtë kërkesë.

shqiponja

Pas hetimit disiplinor, ‘FIFA’ ka marrë vendimin që dy futbollistët Xhaka dhe Shaqiri dhe kapiteni i kombëtares zviceriane do të jenë edhe në dy ndeshjet e ardhshme të Zvicrës. Megjithatë duke u bazuar në Kodin 57 të Displinës ‘FIFA’ ka vendosur që për sjellje jo sportive Xhaka dhe Shaqiri duhet të paguajnë një gjobë prej 10.000 frangash, ndërsa kapiteni Lichsteiner me 5.000.