FIFA, INFANTINO RIZGJIDHET EDHE PER NJE TJETER MANDAT

Sport

Gianni Infantino u rizgjodh edhe për një tjetër mandat si presidenti i FIFA-s. Italo-zvicerani mori mandatin e tretë si kreu i futbollit botëror në Kongresin e 73-të të organizmit më të lartë të futbollit botëror, që po zhvillohet në Ruanda. Në fakt, 52-vjeçari nuk pati asnjë rival përballë, gjë e bëri më të lehtë qendrimin edhe tij edhe për një katër-vjecar në krye të futbollit botëror, saktësisht deri në vitin 2027. Në lidhje me konfirmimin në krye të qeverisë botërore të futbollit, vetë Infantino u shpreh: “Premtuam që do të zhvillonim Kupën e Botës më të mirë në histori dhe e mbajtëm fjalën. Premtuam se do të rrisnim të ardhurat e FIFA-s, se do ta bënim atë më transparente dhe se do të rifitonim besimin e sponsorëve. Synonimi ishin arkëtimet deri në kuotën 6.4 miliardë dollarë. Mbërritëm në shifrën 7.5 miliardë, që nuk arrihet dot nëse nuk je një organizatë solide dhe e fortë, tek e cila besojnë të gjithë. Ajo që ju premtuam ishte të vazhdonim punën me ndershmëri, të mbronim futbollin, federatat tona dhe tifozët në mbarë botën. Futbolli është simbol i gëzimit, lumturisë, paqes, futbolli bashkon botën. Dhe ka kaq shumë gjëra që mezi presim të bëjmë. Ne jemi këtu për të organizuar kompeticione dhe për ta bërë futbollin të rritet. Kam dëgjuar se ka shumë futboll. Por në shumicën e botës nuk është kështu. Prandaj ur sheh pasionin për futbollin, duhet të bësh diçka. Është krenari dhe privilegj i madh të jem presidenti i FIFA-s”, tha Infantino në fjalën e tij para KOngresit të FIFA. Ai mund të kërkojë edhe një mandat tjetër pas 2027, pra deri në 2031-shin, përderisa 3 vitet e para të emërit të tij nga 2016-a kur zëvendësoi të pezulluarin Blater, deri në 2019-n, nuk llogariten si një mandat i plotë.