FIFA, 10 kombëtaret më të mira në botë, ja renditja e Shqipërisë dhe Kosovës

Sport

wolrscup

FIFA ka bërë publike renditjen e fundit përsa i përket kombëtareve më të mira në botë. Në krahasim me renditjen para Botërorit, kemi ndryshime të mëdha.

Formula e re, sipas FIFA-s, mbështetet “në shtimin / zbritjen e pikëve të fituara, ose të humbura për një lojë / nga totalet e mëparshme“ dhe jo në “mesataren e pikëve“ të lojërave gjatë një periudhe të caktuar kohe, si në versionin e mëparshëm të renditjes. Ndërsa Shqipëria dhe Kosova nuk kanë pësuar ndryshim nga hera e fundit. Shqipëria në vendin e 58-të, Kosova në vendin e 141-të.

Jashtë top 10-të ekipeve më të mira kanë mbetur Gjermania (15) dhe Argjentina (11).

10-të kombëtaret më të mira në botë momentalisht janë:

10. Danimarka 
9. Spanja 
8. Zvicra 
7. Portugalia 
6. Anglia 
5. Uruguaji 
4. Kroacia 
3. Brazili 
2. Belgjika 
1. Franca