FEYENORD – LAZIO, TS2 HD, 18:45 Maurizio Sarri (trajner i Lazio)

Sport

“Duhet të jemi të vetëdijshëm se është një ndeshje e rëndësishme, por pa e humbur toruan. Këtë vit, Fejenordi ka hjumbur vetëm një ndeshje me Atletico Madridin, duke mos e merituar humbjen për cilësinë e shfaqur dhe numrin e rasteve të krijuara. Për më tepër, holandezët po shënojnë gola me vazhdimësi të jashtëzakonshme. Pa harruar që nga humbja e pësuar me Romën në Europa Ligë sezonin e kaluar, ata janë të pathyer në 22 ndeshje me radhë. Ishin mjaft të fortë që vjet, ndërsa këtë sezon janë përmirësuar edhe më shumë. Pra, nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, por shpresojmë që të tregohemi të zotët për të përballuar si duhet kundërshtarin. Bëhet fjalë për një duel që mund të thotë dicka sa i takon kualifikimit, megjithëse nuk do ta konsideroja ende vendimtar. Imobile është kthyer në stërvitje prej 4-5 ditësh. Sigurisht nuk mund të përballojë dot 90 minuta të plota. Por psikologjikisht e kam parë shumë mirë. Por në përgjithësi do të thoja se kam një grup të besueshëm lojtarësh. Kushdo që do të zbresë në fushë, kam përshtypjen se do të ma shpërblejë besimin me paraqitje të mirë. Tifozët nuk do t’i kemi në mbështetje, për shkak të një ndëshkimi që kanë marrë. Por unë mendoj se dënimet kolektive nuk kanë kuptim. Duhet të paguajnë vetëm ato që gabojnë”.

.

Alessio Romagnol (mbrojtës i Lazio):

“Të luash në këtë kompeticion është e mrekullueshme. Ndeshjet e Champions League janë më të mirat që mund të luash ndonjëherë. E dimë që nuk kemi pasur një start të mirë të sezonit në kampionat. Por në Champions League kemi pasur një ecuri të mirë, që duam ta vazhdojmë ende. Ndaj Fejenordit na pret një sfidë jo e lehtë, duke ditur që e kemi përballuar këtë skuadër edhe në edicionin e kaluar të Kupave të Europës, ku na nxorrën mjaft probleme. Prandaj i kemi marrë masat për të mos u gjendur në të njëjtën situatë të vështirë edhe këtë herë. Mendoj se vështirësitë që shfaqim herë pas here në fazën mbrojtje varen nga e gjithë skuadra, jo vetëm nga mbrojtësit. Kështu që duhet të jemi më të kujdesshëm të gjithë bashkë”.