FEYENORD – LAZIO, TS2 HD, 18:45

Sport

Arne Slot (trajner i Feyenordit):

“Mendoj se shanset në këtë ndeshje kundër Lacios janë 50 me 50. Sidomos nëse do të kemi parasysh përballjet e sezonit te kaluar, pozicionin në grup dhe faktin që luajmë në shtëpi. Nuk është se ka ndryshuar shumë nga ndeshjet e vjetshme në termat e stilit të lojës, teksa nga Lacio është larguar vetëm Milinkovic-Savic. Dhe për të zëvendësuar këtë lojtar, ata kanë marrë dy futbollistë të tjerë. Kurse ne kemi bërë pak më tepër ndryshime. Fillimisht humbem 4-2 në Itali, dërsa fituam ndeshjen e kthimit, në rastin e vetëm që patëm. Besoj se trajnerit të Lacios, Sarri, nuk i pëlqen vetëm një pjesë e futbollit holandez, ndoshta sepse këtu në Holandë jemi të çmendur për futbollin. Mundet edhe edhe të ketë të drejtë, sepse ka pasur raste kur janë hedhur edhe sende në fushën e lojës, madje gjatë ndeshjes së vitit të kaluar lojtarët e Lacios u goditën me gota birre. Gjithsesi, tani mund të them se kemi rrjeta dhe tifozët nuk do të hedhin sende. Sido që të jetë, e ftoj Sarrin të shoh përtej kësaj dhe të shohë edhe spektaklin që krijohet. Shpresoj që atmosfera që do të krijohet të jetë e mrekullueshme dhe tifozët të mos hedhin sende në fushën e lojës”.

 

Dávid Hancko (mbrojtës i Feyenoord):

“U takon trajnerëve të përgatisin taktikat, por padyshim që kemi nxjerrë mësime nga ndeshjet që zhvilluam në sezonin e kaluar të Europa Ligës kundër Lacios. Mendoj se kundërshtarët tanë janë shumë të mirë në disa gjëra. E dimë sesa e madhe është skena, ku po luajmë. Për mua është ende një ndjesi shumë speciale, edhe pse kemi luajtur dy ndeshjet e para të grupeve të Champions League. Duhet të shfytëzojmë faktorin fushë, që është tepër i rënësishëm për skuadrën tonë. Për më tepër që edhe ne kemi armët tona të rrezikshme, me të cilat mund të ndëshkojmë Lacion, sic ndodhi edhe takimet që patëm edicionin e kaluar. Prandaj do të kërkojmë të shfrytëzojmë cdo gabim të vogël që mund të bëjnë kundërshtarët tanë”.