Feyenoord vs Bayern Munich, TS1 HD, 21:00

Sport

Brian Priske, trajneri i Feyenoord:

“Po kalojmë një moment të vështirë, duke qenë se kemi vituar vetëm një prej 4 ndeshjeve të fundit. Por, sfida ndaj Bayernit është një tjetër mundësi për të treguar se ne mund të kthehemi në rrugën e mbarë të rezultateve. Unë e dua këtë klub dhe i dua shumë sfidat kundër ekipeve të mëdha. E konsideroj veten me fat që kam mundësi të punoj këtu dhe të jap kontributin tim në arritjen e rezultateve pozitive. Në Champions League kemi bërë mirë. Fakti që kemi 10 pikë në 6 ndeshje, është një tregues se mund të garojmë ndaj kujtdo, megjithëse është ende herët për të bërë llogari. Kanë mbetur ende edhe dy ndeshje të tjera për të dalë në konkluzione. E rëndësishme është t’i marrim gjërat me radhë. Tani është momenti të përqendrohemi vetëm në dulelin kundër Bayern Munich. E dimë se vështirësia është e shkallës maksimale, pasi po flasim për një prej klubeve më me traditë të Champions League. Megjithatë, pavarësisht respektit, apo përulësisë që duhet të tregojmë ndaj kundërshtarit, duhet të tregojmë gjithashtu edhe shumë dëshirë për të luajtur e për të synuar maksimumin e pikëve.”

Santiago Gimenez, sulmuesi i Feyenoors:

“Kemi parë video të skuadrave të tjera që kanë fituar ndaj Bayern Munich. Sigurisht që çelësi i suksesit do të jetë kundërsulmi. Ata janë një ekip mjaft i mirë në qarkullimin e topit, pavarësisht se ndaj kujt luajnë. Kështu që duhet të jemi gati për të luftuar në çdo centimetër të fushës, duke u treguar shumë të kujdesshëm në mbulimin e hapësirave. E dimë se do jemi më pak në kontakt me topin dhe si pasojë, kemi nevojë për energji të pashtershme në këmbët tona. Duhet të vrapojmë shumë nëse duam të marrim diçka pozitive sonte. Padyshim që do të përpiqemi të shfrytëzojmë këtu edhe faktorin fushë. Luajmë në shtëpinë tonë dhe patjetër që ky element, është diçka plus për ne. Me mbështetjen e tifozëve bëhemi më të fortë. Uroj që gjithçka të shkojë mirë dhe në fund, të festojmë të gjithë bashkë me tifozët tanë.”

Vincent Kompany, trajneri i Bayern Munich:

“Nuk bëj llogari në këtë moment me tabelën e renditjes, por unë mendoj se ne jemi të aftë që ta mbyllim me gjashtë fitore fazën e ligës. Kemi shumë eksperiencë në skuadër dhe besoj se atmosfera që do të krijohet sonte në stadium, do të jetë diçka motivuese për ne. E rëndësishme gjithashtu është edhe dëshira që duhet të kemi për të luajtur këto ndeshje. Këtu jemi në skenën më të madhe të futbollit europian, prandaj përjetohet një tjetër adrenalinë. Kaq duhet të jetë mjaftueshëm për të dhënë përtej normave. Lojtarët duken të elektrizuar dhe secili prej tyre është gati të japë më të mirën e tij. Sa i përket kundërsharit, Feyenoord është një skuadër për të cilën duhet të kemi shumë respekt. Ndoshta ata nuk po kalojnë një moment të mirë përgjatë ndeshjeve të fundit, por nuk mund ta themi dot këtë gjë në Champions League. Ata kanë 2 pikë më pak se ne, çka do të thotë se janë tërësisht në garë për t’u kualifikuar në raundin me eliminim të Champions League. Kaq është mjaftueshëm për të kuptuar se ata mund të luajnë si të barabartë ndaj çdo kundërshtari të mundshëm. Në këtë aspect, duhet të tregohemi të kujdesshëm.”

Jamal Musiala, lojtari i Bayern Munich:

“Ne jemi Bayern Munich dhe përpiqemi që çdo ndeshje të përgatitemi me seriozitetin maksimal. Kështu do të jetë edhe sonte. Ne e dimë shumë mirë se për çfarë kemi ardhur këtu. Nuk duam të bëjmë gabime, por synojmë t’i fitojmë me çdo kusht të dyja ndeshjet e mbetura të fazës së ligës. E para është kjo me Feyenoord këtu në Hollandë. E dimë se kundërshtari do të tentojë gjithashtu që shkarkojë të gjitha bateritë ndaj nesh, sepse edhe ata janë në garë për t’u kualifikuar. Në këtë rrethanë, parashikoj një ndeshje të luftuar nga të dyja kampet e fushës. Unë shpresoj dhe besoj që ne të mbështetemi në eksperiencën tonë, në cilësinë dhe forcën tonë, në mënyrë që të prodhojmë një performancë pozitive në fushën e lojës, të shoqëruar me 3 pikë në fundin e takimit.”