Ferrari tërheq apelin, kërkon rishikim zyrtar të incidentit

Sport

Triumfi i Lewis Hamilton në Kanada tashmë nuk cënohet. Ferrari ka hequr dorë nga pretendimet e saj duke tërhequr apelin për dënimin prej 5 sekondash ndaj Sebastian Vettel, pas incidentin që piloti i Ferrarit pati me britanikun e Mercedes. Është vetë skuadra nga Maranello që ka konfirmuar gjithçka, ndonëse kanë kërkuar nga ekspertët e ‘FIA’-s të ketë një rishikim zyrtar të incidentin të shumëpërfolur. Kjo bëhet për shkak të interpretimeve kontraverse të palëve të përfshira dhe kjo ndërhyrje e ekspertëve të ‘FIA’-s shihet edhe si hapi i parë drejt ndryshimeve të disa rregullave që sipas Ferrarit janë të domosdoshme.

Sipas markës italiane, në mënyrë që të mos ketë sërish përplasje të tilla, të paktën gjatë sezoneve të ardhshme. Kështu sipas ‘Artikullit 14.1’, pika e parë e rregullores së garave të ‘F1’, “në rast se në një garë shfaqet një element, pra një situatë e re, që nuk është parashikuar në rregulloren e garës, atëherë bëhet një rishikim zyrtar nga ekspertë, të cilët shqyrtojnë incidentin për të parë nëse ka vend për ndryshim të rregullores apo jo.” Në këtë mënyrë është konfirmuar edhe njëherë fitorja e Lewis Hamilton në Kanada, ndërsa tek Ferrari janë vënë në punë për garën e ardhshme. Sa i përket kërkesës së italianëve për rishikimin zyrtar të ‘FIA’-s, flitet se përgjigja do të jetë pozitive dhe se shumë shpejt do të fillojë puna për anazilimin e incidentin që tashmë duket se do të mbesë në histori.