Fernando Alonso fiton në garën e ‘Le Mans’ me Toyotan

Sport

fernando
Fernando Alonso ka realizuar një nga objektivat kryesorë të karrierës së tij, teksa ka arritur të fitojë garën 24-orëshe të Le Mans. Së bashku me Sebastien Buemi dhe Kazuki Nakajima, makina me numër 8 i dha fitoren skuadrës së Toyotas fitoren e parë në historinë e saj, në edicionin e 86 të kësaj gare. Piloti i “Formula 1”, Alonso ishte padyshim njeriu vendimtar në këtë triumf, pasi ja doli të rekuperonte kohën e humbur nga penaliteti prej 60 sekondash i Buemi, që e distancoi spanjollin 1 minute e gjysmë nga kryesuesi Lopez.

alonso
Alonso, i cili më së shumti garoi gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, arriti të dhuronte një performancë fantastike, duke i dhënë kryesimin skuadrës së tij falë edhe “pole-position”-it. Ndërsa detyra e Nakajimas në fund ishte thjesht të përfundonte garën pa gabime. Alonso ka realizuar në këtë mënyrë një ëndërr të tij, atë të triumfit në kategorinë “Endurance”. Tashmë 36-vjeçarit i ka mbetur vetëm një garë për t’u fituar, në mënyrë që të përmbushë atë që quhet “Triple Croën”. Pas fitoreve në “Çmimin e Madh” të Monakos në “Formula 1” dhe garës së Le Mans në “Endurance”, spanjolli duhet të triumfojë edhe në “Indianapolis 500”, për të shënuar emrin e tij në historinë e botës se automobilizmit.