Ferit Keta rikthehet në ring

Sport

Ferit Keta rikthehet në ring. Luftëtari shqiptar i cili para një viti fitoi titulin kampion bote në kickboks në federatën IKBF do të ngjitet sërish në ring, kësaj here në disiplinën e boksit. Data e zhvillimit të sfidës është e vecantë sepse 34 vjecari nga Bulqiza sëbashku me trajnerin e tij Ismail Ketën kanë zgjedhur 28 nëntorin, pikërisht datën e shpalljes së pavarësisë për të luftuar në ring.

 

Në qytetin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, në Tetovë, Feriti do të ketë përballë Levani Lukhutashvilin . Boksieri 27 vjecar gjeorgjian ka zhvilluar 2 ndeshje në harkun kohor të një viti dhe është në aktivitet të plotë, ndërkohë që për hir të së vërtetës Keta ka më tepër se 1 vit që nuk zhvillon një ndeshje boksi dhe ky është një rikthim mjaft i rendësishëm, edhe pse me profesionalizmin që e karakterizon ai asnjëherë nuk ka neglizhuar stërvitjen e tij sistematike.

 

Luftëtari shqiptar i cili shquhet jo vetëm për të djathtën e tij potente por edhe për një qetësi gati të pabesueshme ka një rekord perfekt në boksin profesionist ku në 14 ndeshje ka rregjistruar 14 fitore , 11 prej të cilave me „knock-out“ dhe sigurisht asnjë humbje.

 

Fakti që 78.5% të ndeshjeve i ka mbyllur para kohe është një tregues i qartë i aftësive të Ferit Ketës. 28 nëntori do të ndizet zjarr në Tetovë, me Feritin që është gati ti dhurojë krenari të gjithë të apasionuarve ashtu si ai vetë por edhe vëllezrit e tij Ismaili e Gjetani kanë bërë gjithmonë kur janë ngjitur në ring.