Ferguson zgjohet nga koma dhe pyet: A mund të shkoj në Kiev?

Sport

ferguson
Frika e madhe duket se ka kaluar për Alex Ferguson. Ish-trajneri i Manchester Junaited është zgjuar nga koma, pas operimit me urgjencë të shtunën e kaluar, për një hemoragji cerebrale. Dhe çuditërisht, mendja e tij, menjëherë ka shkuar te futbolli. “Çfarë bëri Donkasteri?”, mësohet të kenë qenë fjalët e para të 76-vjeçarit, i cili sipas raportimit të bërë nga “Gazzetta Dello Sport”, ka dashur të informhej mbi rezultatin e ndeshjes së skuadrës që drejtohet nga i biri, Darren. Fatkeqësisht mori lajm jo të mirë, pasi ekpi i tij humbi 1-0 ndaj Vigan.  Mirëpo mbi të gjitha kurioz është fakti se Sir Alex, duke folur me familjarët, ka kërkuar nëse është e mundur që të shkojë të shohë finalen e Champions League-s. “Për finalen e Kupës së Anglisë e di që është e pamundur, por a kam shanse të jem të paktën në Kiev?”, zbulohet të ketë thënë skocezi.

sir alex
Kështu duket qartë se dashuria e tij për futbollin mbetet e pakufijshme, edhe tani që është larguar prej kohësh nga fushat e blerta. Por duket mjaft e vështirë që Sir Alex të arrijë të jetë i pranishëm në finalen e 26 majit. Ai vijon të jetë nën kontroll të vazhdueshëm klinik në “Royal Hospital” të Salford dhe mjekët duken të qetë, prej reagimeve që ka pasur. Megjithatë, protokolli pas operacionit, parashikon një pushim të gjatë absolut. Dhe natyrisht që udhëtimi në Ukrainë, për të ndjekur Real Madrid-Liverpul, nuk është maksimumi sa i takon asaj që i nevojitet 76-vjeçarit, për të rimarrë veten plotësisht.