Felix Brych, profili i një arbitri që nuk toleron aspak në fushë

Sport

fhgdfhdh

Juventus Real Madrid gjykohet sot nga gjermani Felix Brych, një arbitër ky aspak tolerant në fushë. 41-vjeçari ka një CV të pasur me plot ndeshje të rëndësishme por dhe kritika. I lindur në Munich, Felix ishte i apasionuar pas fubtollit që i vogël. Një lëndim në moshën 18-vjecare ia përcaktoi njëherë e mirë rolin në fushë, që do të ishte ai i gjyqtarit. I arsimuar dhe madje doktor shkencash në avokati financiare, për Brych sporti mbetet pasioni i parë. Arbitrimin si profesionist e ka nisur në vitin 2004 në Gjermani. Tre vite më vonë u bë gjyqtar ndërkombëtar duke marrë përgjegjësinë në ndeshje të niveleve UEFA dhe FIFA ku deri më sot ka gjykuar më shumë se 60 ndeshje, mes së cilave finalen e Torinos në Europa League. Këtë edicion të Champions League-ës ka gjykuar 5 takime, njëri prej të cilëve qe Porto-Juventus në 1/8-at. Gjatë këtij sezoni Brych ka nxjerrë 4.9 kartonë për ndeshje, një mesatare disi më e lartë se ajo e totalit të karrierës që në 595 takime ka qenë afërisht 4. Interesante është se Brych nuk toleron shumë rrëzimet në zonë. Deri më sot ka akorduar 193 penallti, që ka si mesatare, 1 njëmbëdhjetëmetërsh për çdo 3 ndeshje. Polemikat që e kanë shoqëruar janë një gol fantazmë në Bundesligë në takimin Leverkusen-Hoffenheim dhe ai karton i dytë i verdhë dhënë Fernando Torresit çerek-finalen me Barcelonën sezonin që shkoi.