Federico Gatti rinovon kontratën me Juventusin

Sport

Federico Gatti rinovon kontratën me Juventusin deri në vitin 2028-të. Një produkt i akademisë së klubit dhe i bashkuar me skuadrën e parë në verën e 2022-shit, me kontributin e dhënë në vazhdimësi, Gatti ka fituar një vend të rëndësishëm në organikën bardhezi. Trajektorja në ngjitje e 25 vjeçarit ka ardhur edhe falë eksperiencës së fituar si i huazuar në klubin e Frosinones.

Dy armët më të forta të qendërmbrojtësit, konsiderohen përkushtimi maksimal dhe përuljav që tregon në raport me shokët e skuadrës. Dëshira për t’u përmirësuar dhe për t’u rritur si futbollist, e kanë bërë ata një element të dalluar të Juventusit, si në fushën e lojës, e gjithashtu edhe jashtë saj. Në total me klubin torinez, Gatti është aktivizuar 34 ndeshje në të gjitha garat dhe ka arritur të realizojë 3 gola. Kurse këtë sezon në Serie A, italiani është aktivizuar 7 ndeshje gjithësej dhe në secilën prej tyre ka zbritur si titullar në fushën e lojës, ndërsa ka arritur të kontribuojë edhe me një gol.

Në zemër, Gatti është bardhezi dhe këtë e ka dëshmuar me fjalë, pasi ka rinomuar. Mbrojtësi i qendrës është shprehur se do të dëshironte të rinovonte edhe për më shumë vite të tjera, megjithatë, gjithçka është në rregull. Ëndrra e italianit është të bëhet një lojtar thelbësor i Zonjës së Vjetër dhe të fitojë trofe me fanellën bardhezi.