Federata Angleze e futbollit gjobit Guardiolën me 20 mijë paund

Sport

guardiola
20 mijë paundë gjobë, kjo është shuma që i ka vënë për ndëshkim Federata Angleze e fubtollit trajnerit spanjoll Pep Guardiola për shkak se ka përdorur futbollin për të përçuar mesazhe politike. Bëhet fjalë për një fjongo të verdhë që trajneri i Manchester City-it, e mbajti në gjoks në muajin nëntor dhe po kështu edhe në muajt që pasuan.

pep2

Burime të ndryshme i thanë BBC-së se Federata e kishte paralajmëruar disa herë për një gjë të tillë por që nga ana e Guardiolës nuk kishte gjetur mirëkuptim. Fjongoja e verdhë bën pjesë në një fushatë mbështetëse për të ngjallur simpati ndaj lëvizjes pro-pavarësi të Katalonjës. Vetë 47-vjeçari në muajin nëntor e mbrojti gjestin e tij duke thënë se fjongoja në fjalë nuk ishte gjest politik por demokratik.

pep10

Drejtroi Ekzekutiv i Federatës Angleze, Martin Glen ka këmbëngulur se gjesti i Guardiolës ishte simbol i pavarësisë së Katalonjës dhe se futbolli nuk i pranon simbolet politike. Ndaj këtij qëndrimi Guardiola është përgjigjur se Glen nuk e kupton mirë realitetin. 47-vjecari Guardiola bën pjesë në grupin e personaliteteve të njohura të sportit që kanë dalë hapur pro-pavarësisë. Katalani e mbajti veshur fjongon e verdhë edhe gjatë përballjes me Baselin në UEFA Champions League.