Lucien Favre (Trajneri i Dortmund): Eshtë e vërtetë, ata nuk e kanë nisur mire këtë sezon, por edhe pse kanë këtë formë, ata nuk duhen nënvlerësuar. Do të kemi përballë një ekip mjaft të fortë. Humbjet e tyrë së fundmi kanë ardhur nga detaje të vogla. Në kampionat kundër Saint-Etienne, ata kishin 7 shanse të pastra për të shënuar, por u mundën 2-0. Me këtë gjendje që kanë, mendoj se ata do të kërkojnë të bëjnë gjithçka në këtë sfidë për të ndryshuar situatën e tyre, pasi gjithmonë një fitore mund të të nxjerrë nga situata, madje të të ndryshojë dhe sezonin. Të luash në Champions League është diçka ndryshe dhe ata do të japin maksimumin për të treguar vlerat e tyre të vërteta që kanë. Jemi përgatitur me kujdes dhe në fushën tonë duhet të luajmë të qetë. Duhët të luajmë në mënyrën tonë, pasi vetëm kështu mund të marrim atë çfarë duam nga një sfidë delikate si kjo. Sa për ne, kemi kryer një nisje të mbarë. Ndeshjet në Bundesligë janë me diferenca të ngushta, sigurisht përvec fitores së fundit 7-0, të tjerat kanë qenë me të njëjtat vështirësi, kjo na ka ndihmuar të krijojmë vetëbesimin e duhur për përballje edhe të tilla si në Champions League.
Manuel Akanji (Mbrojtës i Dortmund): Personalisht unë pres një ndeshje të fortë përballë një kundërshtari të fortë. Ata mbeten skuadër me cilësi të larta edhe pse gjërat nuk u kanë shkuar për mbarë këtë vit. Do të hyjmë në fushë për të fituar dhe kërkojmë të bëjmë një lojë sa më të mirë përpara tifozëve tanë, të cilët këtë vit besojnë shumë tek ne dhe performancat tona në Champions League. Krahasuar me fillimin, them se kemi pasur ndryshime tejet pozitive. Jemi përmirësuar nga ndeshja në ndeshje, dhe kjo ka ecur në mënyrën e duhur për ne. Gjërat po ecin mirë dhe na duhet të vazhdojmë kështu. Por për ta mbajtur këtë ritëm na duhen rezultatet. Një rezultat duhet ta marrim edhe sot, kështuqë unë shpresoj që të arrijmë më të mirën nga kjo ndeshje dhe të mbetemi me pikë të plota.