Fanellat e Lionel Messit, që lojtari i veshi në Botërorin e Katarit, përshirë këtu edhe atë të finales ndaj Francës, pritet të dalin në ankand dhe mund të shiten për një shifër marramendase, deri në 9 milionë euro, ose diçka më shumë. Nisur nga të dhëna të tilla, mund të rrezikohet edhe thyerja e rekordit të Michael Jordan.
Më konkretisht bëhet fjalë për një koleksion fanellash, duke nisur nga ajo e pjesës së parë në finale ndaj Francës, fanella e gjysmëfinales ndaj Kroacisë, e raundit të 1/8-tave ndaj Australisë dhe dy fanella nga 3 ndeshjet e luajtura në fazën e grupeve.
Rekordi actual për shitjen e një fanelle ankand të një sportisti, mbahet pikërisht nga Michael Jordan, i vendosur përgjatë Shtatorit të një viti më parë, për plot 9.2 milionë euro. Bëhet fjalë për fanellën e vitit 1998, në ndeshjen e parë të finaleve të atij sezoni.
Teksa qëndrojmë në pritje të informacioneve të tjera në lidhje me këtë ngjarje, Botërori i Katarit, do të mbahet mend si Botërori i Lionel Messit, me lojtarin në fjalë, i cili, që ng andeshja e parë, e deri në të fundit, u kthye në liderin e e padiskutueshëm të Argjentinës, çka solli edhe suksesin madhështor të përfaqësueses albiçeleste, triumfin në Kupën e Botës, diçka që Argjentina kishte më tepër se 3 dekada që nuk e fitonte.
Pikërisht falë një suksesi të tillë në Lindjen e Mesme, Lionel Messi fitoi edhe Topin e 8 të Artë në karrierë, si askush tjetër në historinë e futbollit.