Falcao firmos në Turqi, çmenden tifozët e Gallatës

Sport

Pas 3 sezoneve të kaluara në radhës e Monacos, Radamel Falcao ka zyrtarizuar transferimin te Gallatasaraj, kampion i Turqisë. Një pritje madhështore dhe deri diku e papërmbajtshme e tifozëve turq gjatë mbërritjes së tij në Stamboll, kishte paraprirë firmën e lojtarit 33-vjeçar kolumbian. Ai tashmë ka firmosur një kontratë 3-vjecare me Gallatën, në një kohë që vjen si futbollist i lirë pasi i kishte skaduar kontrata me klubin e Principatës. Sipas asaj që është bërë e ditur nga klubi turk, sulmuesi do të marrë një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon. Ndërkohë që pas kalimit të vizitave mjekësore, vetë sulmuesi është shprehur shumë i lumtur si për vete, ashtu edhe për familjen e tij, në lidhje me këtë përvojë të re, të cilin e nis me mjaft entuziasëm, te një klub që merr pjesë në Champions League.


Debutimi i kolumbianit mund të vijë që në ndeshjen e ardhshme pas 10 ditësh në kampionatin turk kundër Kasimpasha në “Turk Telecom Atrena”, që do të vijë ekskluzivisht në kanalet TRING SPORT. Kështu për të ashtuquajtuarin “El Tigre” fillon një aventurë e re, pas 140 ndeshjeve dhe 83 golave të shënuar në kampionatin francez. Ndërsa më parë ka luajtur edhe me Porton, Atleticon e Madridit, Manchester Junaited dhe Chelsea.