Falcao dhe Maradona kontestuan gjyqtarin, FIFA reagon duke dënuar gjuhën e përdorur

Sport

falcao
Debatet për sfidën Kolumbi-Angli kanë detyruar FIFA-n që të dalë në një deklaratë për shtyp ku dënon ashpër sulmet ndaj gjyqtarit amerikan Mark Geiger. Radamel Falcao dhe sidomos Diego Armando Maradona kanë qenë protagonistët e kësaj fushate të madhe sulmi kundër 43-vjecarit. Kapiteni i “Los Coffeteros” ka kontestuar vendimin e gjyqtarit për t’i dhënë penalltinë në rastin e golit të parë të Anglisë. Sipas Falcaos ai rast ishte një turp dhe që në fillim fakti se një arbitër amerikan vendosej për të gjykuar këtë sfidë ishte një gabim. Falcao ka theksuar se në të gjitha vendimet 43-vjecari mbante anën e anglezëve.

diego

Kolumbianët u ndëshkuan me 5 kartonë të verdhë, kundrejt vetëm 2 që iu akorduan “Tre Luanëve”. Sfidan Kolumbi-Angli më pas u vendos me njëmbëdhjetëmetërshat. Por edhe Maradona ka qenë tejet i ashëpr. Ky i fundit ka këmbëngulur se Kolumbia u vodh nga gjyqtari i paaftë. “Atij nuk i duhej dhënë të gjykonte një sfidë të këtij niveli, ishte një grabitje monumentale” – komentoi Maradona për një televizion venezuelian, ndërsa si argjentinas, ai qe parë të veshë edhe fanellën e Kolumbisë në sfidën kundër anglezëve. FIFA menjëherë e ka konsideruar si të patolerueshme një koment të tillë nga dikush si Maradona që i ka dhënë shumë futbollit.