“Fakti që duam vetëm një barazim për t’u kualifikuar më tej, nuk do ndikojë aspak në lojën tonë. E dimë se çfarë ndeshje na pret. Do kërkoj nga lojtarët e mirë që të jenë të qetë, të luajnë pa presion, me ndërgjegjen se janë të fortë dhe se mund të fitojnë ndaj Club Brugge. Them se dueli I kësaj mbrëmje është si një finale për ne. Zakonisht finalet I luajmë shumë mirë dhe shpresojnë që edhe kësaj radhe do bëjmë të njëjtën gjë. Kemi mundësinë të bëhemi pjesë e historisë së klubit në Champions League, pasi prej 20 vjetësh nuk kemi shkuar në fazën me eliminim të këtij kompeticioni. Nuk duhet të harrojmë se çfarë kemi bërë deri më tani. Këta futbollistë më kanë dhënë kënaqësi prej 4 vitesh e gjysmë. Kemi fituar trofe, kemi marrë pjesë në Champions League dhe shumë sakrifica të tjera”.