FABINHO, MESFUSHORI I LIVERPOOL:

Sport

“Kjo është një ndeshje, në të cilën duhet të ruajmë qetësinë. Mendoj se kaq është e gjitha. Do përpiqemi të japim maksimumin dhe ta shijojmë sfidën në maksimumin e saj. Të shohim nëse mund të shkojmë në shtesë, apo edhe të shënojmë më shumë, për të nxjerrë jashtë Realin. Sigurisht që do të jetë e vështirë, por duhet të tregohemi të zgjuar.

Nuk kemi asgjë për të humbur. Gjithësecili pret që Reali të fitojë sonte dhe të kualifikohet për më tej. Mirëpo, ne kemi një përgjegjësi kur veshim këtë fanellë. Kjo skuadër ka përjetuar një eksperiencë të jashtëzakonshme, sikurse ishte ajo ndaj Barcelonës në 2019-tës, kur përmbysëm rezultatin e përgjithshëm. Për këtë arsye, e dimë se gjithçka është e mundur.

Real Madrid? Nuk di si ta them. Ata janë të pamëshirshëm. Nëse u jep mundësi, ata të ndëshkojnë dhe këtë e pamë në ndeshjen e vajtjes. Duhet të mësojmë nga gabimet dhe të bëjmë sa më pak gabime.”