F1, Vettel triumfon në Kanada dhe merr kryesimin e klasifikimit

Sport

Sebastian Vettel

Sebastian Vettel është fituesi i “Çmimit të Madh” të Kanadasë në “Formula 1”. Piloti i Ferrarit, i cili e nisi nga “pole position”, nuk e vuri në asnjë moment në diskutim fitoren e kësaj gare, duke e kryesuara përgjatë 70 xhirove në pistën kanadeze.
Gjermani ia doli të lërë pas vetes pilotin finlandez të Mercedes, Valteri Bottas, i cili nuk mundi të kthehej në një kërcënim për pilotin e Ferrarit. Vendi i fundit i podiumit shkoi për Max Verstappen të “Red Bull”, ndërsa makina tjetër austriake, ajo e Ricciardos u rendit në vendin e katërt, pozicion të cilin ia rrëmbeu Lewis Hamilton falë “pit-stop”-it më të shpejtë. Kampioni i botës në fuqi zhgënjeu të bënte më i mirë, i kushtëzuar edhe nga fakti se Mercedes nuk ishte në një nga ditët më të mira.
Vlen të theksohet diferenca mes 6 makinave të 3 skuderive kryesore dhe pjesës tjetër. Raikkonen i Ferrarit e mbylli i gjashti, ndërsa të gjitha makinat nga vendi i shtatë ishin të paktën 1 xhiro mbrapa më kryesuesit.
Vettel me këtë fitore ka marrë kryesimin e klasifikimit të përgjithshëm me 121 pikë të grumbulluara, vetëm 1 më shumë se britaniku Hamilton, duke ndezur edhe më shumë duelin mes dy rivalëve kryesorë për titullin kampion.