F1, Vettel dhe Ferrari mundin Hamilton në Silverstone

Sport

vettellll
Ka rezultuar të jetë një nga garat më të bukura të këtij sezoni të “Formula 1” ajo në Britaninë e Madhe. Sebastian Vettel ia ka dalë të bëjë surprizën dhe të fitojë në shtëpinë e rivalit të tij për titullin kampion, Lewis Hamilton. Mercedes pritej ta dominonte këtë garë duke parë edhe performancën e “shigjetave të argjendta” gjatë provave, por mjaftoi një episod në startin e garës për të ndryshuar gjithçka. Hamilton nga “pole-position” nuk bëri një nisje të mirë dhe u kalua nga Vettel dhe Bottas, ndërsa vetëm në kthesën e tretë, makina e Kimi Raikkonen do të kishte kontakt me Mercedesin e kampionit të botës në fuqi, që iu desh të bënte një garë në ngjitje nga vendet e fundit.

vettel f1

Raikkonen nga ana tjetër e kaloi këtë situatë aq shumë të diskutuar aktualisht me një penalizim prej 10 sekondash. Gara do të ndërprehej 2 herë nga makina e sigurisë dhe në xhirot e fundit, dy skuderitë kryesore panë makinat e tyre të duelonin për vendet e para. Diferencën e bënë konsumi i madh i gomave tek Mercedes, dhe Vettel ia doli të lërë pas Bottas e të dalë si fitues në Silverstone. Finlandezi i Mercedes në fakt do ta mbyllte vetëm i katërti, pas podiumi shkoi për Hamilton dhe Raikkonen. Kështu Vettel e çon në 8 pikë avantazhin e tij ndaj Lewis Hamilton në renditjen e përgjithshme për pilotë, ndërsa sa i përket konstruktorëve, Ferrari udhëheq me 287 pikë, kurse Mercedes për momentin numëron 267 pikë.