F1, Verstappen mbron Vettel pas garës së Hockenheim

Sport

verstappen

Max Verstappen dhe Sebastian Vettel nuk kanë ndonjë simpati të madhe për njëri-tjetrin, duke qenë se të dy pilotët janë thumbuar në distancë në lidhje me gabimet që bëjnë gjatë garës.  Mirëpo kësaj here, pas “Çmimit të Madh” të Gjermanisë, ku Vettel çoi dëm një fitore të sigurt, Verstappen i ka dalë në mbrojtje pilotit gjerman. Max thotë se në atë kthesë, në reshjet e shiut ishte padyshim pika më delikate e pistës. Sipas tij, ajo që i ndodhi Vettel mund t’i ndodhte kujtdo tjetër. Piloti i “Red Bull” pranon se në situatën ku gjendej Vettel, ku kishte kryesimin dhe ndoshta edhe fitoren e sigurtë të garës, nuk duhej të guxonte tej limiteve, por të ulte ritmin si gjithë të tjerët, pasi me ato pak reshje shiu gjithçka u bë kaotike.

vettel1212

Vettel guxoi, por nuk pati aq fat, thotë Vesrstappen, ndaj gjermani duhej që në një farë mënyrë “të paguante” për veprimet e tij. Verstappen ndërkohë foli edhe për garën e “Red Bull”, ku zbuloi se po shpresonte që reshjet e shiut të mbulonin të gjithë pistën. Kjo në fakt u vu re që në momentin që skuadra austriake montoi në makinën e holandezit goma të ndërmjetme, mirëpo shiu do të vinte vetëm pas përfundimit të garës. Kështu vendi i katërt sipas Verstappen ishte maksimumi që mund të arrihej gjatë fundjavës së Hockeheim.  Gara e ardhshme e “Formula 1” do të zhvillohet në Hungari, në pistën legjendare të Hungaroring.