F1, VERSTAPPEN GJITHMONE E ME DOMINUES!

Sport

Të gjithë në këmbë, për një Max Verstapen të pandalshëm. Holandezi kampion bote në fuqi i Formula një, arriti të fitojë edhe në Majemi, pas një gare perfekte dhe përmes rikuperimit të jashtëzakonshëm. Piloti i Red Bull ishte nisur nga vendi i nëntë në pole-position, por me një administrim të pagabueshëm të gomave dhe vetëm me një pit-stop të kryer, mundi të dalë përpara shokut të skuadrës, Sergio Perez. Edhe pse nisi nga “pole”, meksikani nuk bëri garën më të mirë, megjithëse u kthye për një moment në krye, pas një pit-stopi disi të gjatë të holandezit. Mirëpo në fund u desh të dorëzohej përpara tij. Vërtet një goditje e fortë për pilotin e dytë të Red Bull-it, që kishte rastin për t’u ngjitur në krye të renditjes së Botërorit dhe e shpërdoroi. Në podium përfundoi dhe një herë tjetër Alonso me Aston Martin. Ndërsa përsëri janë kthyer të jenë zhgënjyes Ferrarit, me Sainz në vend të pestë dhe Leclerc në vend të shtatë. Kështu, në etapën e ardhshme në Imola, do të duhet një paraqitje krejt tjetër, për t’i dhënë një kuptim këtij viti, të filluar shumë larg pritshmërive. Nga ana tjetër nuk është për t’u harruar as Mercedesi që po vazhdon të jetë disi i luhatur, përderisa Russel e mbylli i katërti dhe Hamilton i gjashti, pas një parakalimi të bukur ndaj Leclerc në fund.